Kalo te përmbajtja

Auto shkollë në Shkup

Patentë shoferi. Pa stres.

Teori nga telefoni, instruktorë të durueshëm dhe orar që i përshtatet jetës tënde.

Instruktorë të licencuar • Makina me dyfish komandimi • Pagesë me këste

Kandidate e buzëqeshur me patentën e re në qendër të Shkupit

Nga

31.000 ден.

4.9/5 në Google

ZelenSignal në shifra

180 vlerësime në Google
4.9/5
kandidatë të trajnuar
26.000+
kalueshmëri në provim
92%
vjet përvojë
34

Pse ZelenSignal

Mëso të ngasësh me qetësi.

Ti vendos ritmin. Ne kujdesemi për gjithçka tjetër, nga regjistrimi deri te patenta.

  1. ★ 4.8 mesatarja e instruktorëve

    Zgjidh instruktorin tënd

    Shiko profilet, gjuhët që flasin dhe vlerësimet e kandidatëve. Nëse nuk përshtateni, e ndërron pa pagesë.

    Njihu me instruktorët
  2. 6 ditë në javë

    Orar që i përshtatet jetës tënde

    Orë ngasjeje nga mëngjesi deri në mbrëmje, edhe të shtunën. Mëso pas shkollës ose pas punës, pa humbur ditë.

    Shiko ku ndodhemi
  3. Këste pa kamatë

    Çmim i drejtë, me këste

    Paketa të qarta, pa kosto të fshehura. Paguaj në këste pa kamatë dhe fillo menjëherë.

    Shiko çmimet

Testet online

Teoria, kurdo dhe kudo.

Ushtro me testet zyrtare nga telefoni: në autobus, në pushim ose para gjumit. Shikon menjëherë ku gabove dhe pse.

  • Pyetje të përditësuara sipas provimit zyrtar
  • Shpjegim për çdo përgjigje
  • Statistika: sa gati je për provim
  • Në shqip dhe maqedonisht
Pyetja 12 / 40 18:42

Kush ka përparësi në këtë kryqëzim?

Zgjidh një përgjigje

87%

Gati për provim

Paketat

Çmime të qarta. Pa surpriza.

Zgjidh paketën që të përshtatet. Mund ta paguash me këste pa kamatë.

  • Më e popullarizuara

    Kategoria B, veturë

    Ligjëratat teorike dhe 36 orë praktike.

    31.000 ден.

    ose 2 × 15.500 ден.

    • Ligjëratat teorike + Autotest
    • 36 orë praktike me instruktor
    • Pagesë me këste
    Regjistrohu
  • Kategoria C, kamion

    Ligjëratat teorike dhe 20 orë praktike.

    33.000 ден.

    ose 2 × 16.500 ден.

    • Ligjëratat teorike + Autotest
    • 20 orë praktike me instruktor
    • Pagesë me këste
    Regjistrohu
Shiko të gjitha çmimet dhe shërbimet shtesë

Çmimet përfshijnë TVSH-në. Taksat e provimit paguhen veç.

Fillo sot

Regjistrohu në 2 minuta.

Zgjidh kategorinë dhe të telefonojmë brenda ditës së punës për të caktuar orët.

  • Pa pagesë paraprake
  • Përgjigje brenda ditës
  • Anulon kurdo
Cilën kategori do?
Lloji i kambios

Si funksionon

Nga regjistrimi te patenta.

Pesë hapa të thjeshtë. Të shoqërojmë në secilin prej tyre.

  1. Regjistrimi

    Të duhet vetëm letërnjoftimi. Mosha 18 vjeç, ose 17 vjeç e gjysmë me pëlqimin e prindërve.

  2. Mësimi i teorisë

    5 ditë, 3 orë në ditë: 20 orë gjithsej. Në shtëpi ushtron me testet e Autotest.

  3. Orët praktike

    36 orë ngasje me instruktorin tënd, në poligon dhe në qytet, sipas orarit tënd.

  4. Provimi në poligon

    Manovrat në poligon, me makinën me të cilën je stërvitur.

  5. Provimi në qytet & patenta

    Ngasja në qytet me ekzaminuesin. Pas suksesit, patenta të pret në MPB.

Instruktorët

Njerëz të duruar. Të licencuar.

Zgjidh instruktorin që flet gjuhën tënde dhe të përshtatet.

Gjuha e instruktorit

Përvojat

Çfarë thonë kandidatët tanë.

4.9

4.9 nga 180 vlerësime në Google

  • “Kisha frikë nga timoni, por pas dy javësh ngisja vetë në qendër. E kalova provimin herën e parë!”
    Blerta K. Shkup · Kategoria B
  • “Automatiku ishte zgjedhja e duhur. Orari fleksibël më lejoi të mësoja pas punës.”
    Stefan M. Kumanovë · Kategoria B
  • “Testet në Autotest ishin pothuajse identike me provimin. Teorinë e kalova me 39 nga 40.”
    Ardit H. Tetovë · Kategoria B
  • “Instruktor shumë profesional. Poligoni dhe ngasja në trafik ishin të organizuara mirë.”
    Ivana D. Shkup
  • “Mora kategorinë C për punë. Gjithçka e qartë, pa humbje kohe.”
    Mentor B. Shkup · Kategoria C
  • “Prindërit e mi paguan me këste dhe ishin të qetë, sepse instruktorja na mbante të informuar.”
    Elena P. Shkup · Kategoria B
Prind dhe kandidat i ri duke folur me instruktorin

Makina me dyfish komandimi

Për prindërit

Fëmija juaj në duar të sigurta.

E dimë se hera e parë pas timonit është emocion edhe për ju. Prandaj ju mbajmë të informuar në çdo hap.

  • Makina me dyfish komandimi

    Instruktori mund të frenojë në çdo moment.

  • Njoftime për progresin

    Pas çdo ore, nëse doni, ju shkruajmë si shkoi.

  • Pagesë me këste

    Pa kamatë, në 2 këste.

  • Instruktorë të verifikuar

    Të licencuar, me vite përvojë dhe vlerësime reale.

Pyetje të shpeshta

Ke pyetje? Kemi përgjigje.

Sa zgjat deri te patenta?

Ligjëratat teorike zgjasin 5 ditë, nga 3 orë në ditë. Pastaj vijnë orët praktike me instruktor: 36 për kategorinë B dhe 20 për C, me poligonin dhe provimin në qytet në fund. Sa shpejt mbaron varet nga sa shpesh ngas dhe nga terminet e provimeve.

Çfarë dokumentesh më duhen?

Për regjistrim mjafton letërnjoftimi. Mund të regjistrohesh në moshën 18 vjeç, ose në 17 vjeç e 6 muaj me pëlqimin e prindit. Para provimit praktik duhen vërtetimi mjekësor për shofer dhe certifikata e ndihmës së parë. Të ndihmojmë me të dyja terminet.

Çfarë përfshin çmimi?

Paketa përfshin ligjëratat teorike, qasjen në Autotest dhe orët praktike me instruktor (36 për B, 20 për C). Veçmas paguhen vërtetimi mjekësor, ndihma e parë, taksat e provimit dhe, sipas kategorisë, automjeti për provim. Të gjitha shumat i gjen te faqja Çmimet.

A mund të paguaj me këste?

Po. Paketat e kategorive B dhe C mund të paguhen në 2 këste pa kamatë.

Si mësohet teoria?

Ligjëratat teorike mbahen në zyrën tonë 5 ditë, nga 3 orë në ditë. Krahas tyre ushtron në Autotest, nga telefoni ose kompjuteri, me teste të ndërtuara sipas pyetjeve të provimit.

Po nëse nuk e kaloj provimin praktik?

Ndodh. Bëjmë disa orë shtesë mbi gabimet (2.000 den për orë) dhe të paraqesim sërish sa më shpejt.

Me çfarë veture do të mësoj?

Kategoria B mësohet me Seat Ibiza, Volkswagen Golf ose Opel Corsa, kategoria C me kamionin MAN 12.210. Flotën e plotë e gjen te faqja Rreth nesh.

Kam patentë, por nuk kam ngarë prej kohësh. Më ndihmoni?

Po. Paketa e rifreskimit zgjat 5 ditë, gjithsej 10 orë me instruktor, dhe kushton 10.000 den, që ta rifitosh sigurinë në timon.

Nuk e gjen përgjigjen? Na kontakto

Ku jemi

Eja të na takosh në Shkup.

Blogu

Këshilla për rrugën.

Të gjithë artikujt

4.9/5 · 26.000+ kandidatë

Merre timonin në dorë.

Regjistrohu sot dhe fillo orët e para që këtë javë.

Cookies të domosdoshme e mbajnë faqen të sigurt dhe funksionale. Me lejen tënde, mund të përdorim edhe cookies opsionale për ta përmirësuar. Nuk shfaqim reklama. Politika e cookies